https://www.uni-saarland.de/nc/en/home.html
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);
Fushat e mësimdhënies:
-Kimi;
-Drejtësi;
https://www.uni-saarland.de/nc/startseite.html
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/gjermane, në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane në varësi të gjuhës që do të zhvillohet mobiliteti);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht/Gjermanisht B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 16 Dhjetor 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!