Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për kërkim teme diplome;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

  • Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

-Master (3 muaj);

 

Fushat e studimit:

 

-Biologji;

 

Për  t’u  njohur  me  katalogun  e  programeve  të  studimit  të  ofruara  nga Universiteti i Studimeve i Mesinës klikoni në linkun:

 

https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-italian/

 

https://international.unime.it/study-with-us/study-courses-in-english/

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

 

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

 

  • CV (në gjuhën angleze/italiane);

 

  • Kopje e Pasaportës;

 

  • Vërtetim studenti të nivelit Master (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/italiane);

 

  • Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);

 

  • Listë notash e nivelit Master (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);

 

  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze/ italiane);

  

      –     Certifikatë e gjuhës së huaj B2(Anglisht/Italisht në varësi të programit të studimit);

 

      –     Application form, sipas linkut:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/Application-form-KA107-UNIME-CALL- 1.doc

 

  • Planin e kërkimit sipas linkut:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/RESEARCH-PROPOSAL.doc

 

  • *Learning Agreement;

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

 

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2022/04/learning-studies_en-2.doc

 

 

Afati për aplikim: 15 Prill 2022

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin  iro@unitir.edu.al.

 

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!