Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin e La Sapienzës në Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
https://www.uniroma1.it/en/pagina-strutturale/home
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fushat:
Për t’u njohur me katalogun e kurseve klikoni në adresën:
https://corsidilaurea.uniroma1.it/en
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 + 2 ditë;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim ditor (160 Eur / ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës angleze / italiane B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar mobilitetet e kryera, emrin e universitetit dhe periudhën e shkëmbimit);
– Letër ftese paraprake nga një pedagog në universitetin pritës;
– Plani i mobilitetit;
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit për personelin është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus+.
Afati për aplikim: 06 Tetor 2025.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!