Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritius të Thrakës, Greqi. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritius të Thrakës, Greqi.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritius të Thrakës, Greqi.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie / trajnim në Universitetin Democritius të Thrakës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://duth.gr/ 

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Fushat e mësimdhënies:

– Biologji;

https://www.mbg.duth.gr/index.php/en/home-3/ 

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 + 2 ditë;

 

Bursat përfshijnë: 

 

-Kompensim ditor (160 Eur / ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

 

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:

 

– CV (në gjuhën angleze /greke) + Lista e publikimeve; 

– Kopje e Pasaportës; 

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke); 

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe); 

– Certifikata e gjuhës së huaj; 

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitet dhe periudhën për secilin);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim; 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx 

 

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën: 

 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-per-Trajnim.docx 

 

Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

 

Afati për aplikim: 25 Shkurt 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!