Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2021-2022.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzës në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të  Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2021-2022.

 

https://www.uniroma1.it/it/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e mësimdhënies:

 

https://corsidilaurea.uniroma1.it/en

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

–      5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Bursat përfshijnë:

 

–          160 EUR në ditë për stafin;

 

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distance ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik: 

– CV + lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / italiane (niveli B2);

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;

– Letër ftese paraprake nga universiteti pritës (departamenti ku propozohet të kryhet mobiliteti);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie i firmosur vetëm nga aplikanti;

*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

Afati për aplikim: 01 Tetor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!