Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, në kuadër të programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
– Fizikë;
– Biologji dhe Shkencat e saj;
– Matematikë dhe Statistikë;
– Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;
– Shkenca Politike;
– Ekonomiks;
– Gjuhë e huaj (gjuhë angleze, gjuhë gjermane);
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.
Bursat përfshijnë:
– 140 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Afati për aplikim: 25 Janar 2021
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!