Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Politeknik të Barit në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Politeknik të Barit në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Politeknik të Barit në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 (Kliko këtu)

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Politeknik të Barit në Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

–          Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master (studentër Master mund të zhvillojnë edhe kërkimin për tezën e diplomës);

– Doktoraturë;

Fusha e studimit:

-Fizikë;

Katalogu i kurseve:

http://www.en.poliba.it/didattica/studying-and-teaching

Kohëzgjatja e bursave:

–       Master ( 1 semestër );

–       Doktoraturë ( 1 semestër )

 

Bursat përfshijnë:

–          Kompensimin mujor ( 850 EUR në muaj për studentët)

–          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze/italiane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze/italiane në varësi të programit të studimit;

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Italisht B1 në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Politeknik të Barit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë: 

– CV (në gjuhën angleze/italiane);

– Listë e publikimeve;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Listë notash doktorature (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (në gjuhën angleze/italiane në varësi të fushës së mobilitetit);

– Certifikata e gjuhës së huaj niveli B2 (Italisht/Anglisht sipas programit të studimit)

-*Learning Agreement;

 

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Politeknik të Barit lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Afati për aplikim:  02 Dhjetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!