Hapet thirrja për bursa për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova de Lisboa, Portugali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nova de Lisboa, Portugali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
https://novaresearch.unl.pt/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e personelin akademik për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave:
– 10 ditë;
Mobiliteti duhet të kryhet brenda datës 30 Qershor 2025.
Fushat e mobilitetit:
· Environmental Engineering (sustainability, water treatment and supply, waste management, circular economy, sustainable territorial planning, ecotoxicology, ecology, nature-based solutions – NBS, coastal management, among others),
· Sustainable Urbanism,
· Chemistry,
· Computer Science,
· Civil Engineering, and other related areas.
Bursat përfshijnë:
– Rimbsursimin prej €1,950 në total (duke përfshirë edhe rimbursimin e biletës)
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur fitues ose jo më parë në një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke specifikuar për secilin mobilitetet universitetin dhe periudhën e kryerjes së mobilitetit);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie ;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
*Plani i Mobilitetit është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 07 Maj 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!