Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie në Universitetin e Ioanninës, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Ioanninës, Greqi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 ditë;
Nga ana e universitetit pritës mobiliteti preferohet të kryhet në fund të muajit maj 2026.
Fushat:
– Mësuesi e gjuhës Greke;
https://philology.uoi.gr/en/studies/undergraduate-studies/course-outlines/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (160 Euro);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / greke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze / greke në nivelin B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar universitetet ku keni kryer mobilitetet dhe periudhat për secilin mobilitet);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Mobility-Plan-Mesimdhenie.docx
Afati për aplikim: 15 Tetor 2025
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!