Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim në Universitetin e Janinës, Greqi në kuadër të Programit Erasmus +. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë për trajnim në Universitetin e Janinës, Greqi në kuadër të Programit Erasmus +.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Janinës, Greqi. (Print)

https://www.uoi.gr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Trajnim për stafin akademik me kohë të plotë;

Trajnimi do të kryhet në: the Center for the Hellenic Language and Culture 

https://hellenic-center.uoi.gr/index.php?option=com_content&view=article&id=36&lang=en-GB

Kohëzgjatja e mobilitetit:

– 4 ditë;

Fushat e trajnimit:

-Gjuhë greke;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor 160 Euro;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim: 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/greke);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/greke në nivelin B2;

– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);

– Plani i mobilitetit për trajnim*;

 

*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

 

https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx  

 

Afati për aplikim: 28 Janar 2020

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!