Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Trajnim për stafin akademik/ ndihmës akademik me karakter administrativ/ administrativ me kohë të plotë të Filialit Sarandë të Universitetit të Tiranës;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (160 Euro);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin për trajnim:
– CV+ Lista e publikimeve (vetëm për stafin akademik), (në gjuhën angleze/greke);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/greke);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/greke në nivelin B2;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ (nëse po,ku);
– Dokumenti Data of incoming staff for training, sipas linkut:
http://erasmus.uth.gr/docs/Data_Sheet_Staff_Training.docx
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
https://www.unitir.edu.al/images/Mobility_Agreement_Training_outgoing.docx
Afati për aplikim: 28 Janar 2020
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në format pdf në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!