Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Camerino, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
- Shkenca kompjuterike;
Katalogu i kurseve për studentët Bachelor:
http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=didattica:triennale:main
Katalogu i kurseve për studentët Master:
http://didattica.cs.unicam.it/doku.php?id=didattica:magistrale:main
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– Kopje e Pasaportës;
– Listë notash (në gjuhën shqipe).
Afati për aplikim: 10 Janar 2024
Dokumentat duhen të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!