Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Kliko këtu për format PDF)

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Eberswalde në Gjermani.

https://www.hnee.de/de/Startseite/HNE-Eberswalde-Startseite-E9875.htm

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Bachelor;

– Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– Bachelor (1 -2 semestra);

– Master (1 -2 semestra);

 

Fushat e studimit:

 

BACHELOR – International Forest Ecosystem Management (English B2 or German B2)

BACHELOR – Landschaftsnutzung und Naturschutz (German C1)

BACHELOR – Forstwirtschaft (German C1)

MASTER – Regionalentwicklung und Naturschutz (German C1)

MASTER – Sustainable Tourism Management /Nachhaltiges Tourismusmanagement (English B2 or German C1)

MASTER – Forestry System Transformation (English B2)

   

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;

– Kostot e udhëtimit (275 Euro)

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

 -CV (në gjuhën angleze/gjermane);

 

 -Kopje e Pasaportës;

 -Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);

 -Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/gjermane);

 -Letër Motivimi (në gjuhën angleze/gjermane);

 -Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht/Gjermanisht B2);

 

 -Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën Angleze/Gjermane);

– Kopje e pasaportës;

– Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash bachelor (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);

-Vërtetim studenti (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);

-Listë notash master (e përkthyer në Gjuhën Angleze/Gjermane);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze/gjemane);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht/ Gjermanisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Afati për aplikim:   04 Dhjetor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!