Hapet thirrja për bursa për studentët në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni në kuadër të Programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni. (Kliko këtu)

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit dhe kohëzgjatja:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

-Fizikë;

– Biologji;

-Matematikë dhe Statistikë;

-Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;

-Shkenca Politike dhe Humane;

-Ekonomiks;

-Gjuhë e huaj (anglisht, gjermanisht);

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Jan Kochanowski  në Kielce, Poloni  klikoni në adresën:

https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for-incoming-students/academic-calendar/

 Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (Universiteti pritës do të mbulojë një kosto prej 275 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV

– Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti  (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2); 

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Jan Kochanowski  në Kielce, Poloni  lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Diplomë bachelor;

– Listë notash bachelor (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash master (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni  ndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx 

 

Afati për aplikim: 16 Janar 2020

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!