Në datën 8 tetor 2014 orën 12:00 në Sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, u organizua ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për Z. Roger D. Sherrard.
Z. Sherrard e morri këtë titull me motivacionin: “Për ndihmën e paçmuar në zhvillimet demokratike të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe kontributin e vazhdueshëm në edukimin me këto parime të brezit të ri të juristëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe për ndjenjën e fortë të miqësisë dhe dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, Z. Alfred Moisiu, Ish-President i Republikës së Shqipërisë, senatorët e UT-së, shumë personalitete nga fusha e politikës, arsimit dhe fusha të tjera, dhe shumë të ftuar të tjerë.