Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, organizon aktivitetin “Të studiosh në Itali” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, organizon aktivitetin “Të studiosh në Itali”

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, organizon aktivitetin “Të studiosh në Itali”, ku do të marrin pjesë shumë universitete italiane, që kanë shprehur interes për të bashkëpunuar me universitetet nga Shqipëria. Një synim tjetër i këtij aktiviteti është promovimi i sistemit akademik italian në Shqipëri. 
 
Ky aktivitet do t’i ofrojë mundësi të gjithë të interesuarve që të njihen më mirë me sistemin dhe ofertën akademike italiane, në panairin e hapur për të gjithë, që do të organizohet më datë 1 Mars 2025, nga ora 10:00-18:00, pranë Sallës Antigonea të Hotel Rognerit.”