Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (HANBAN) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU).
Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësinë që studentët e Universitetit të Tiranës të mësojnë gjuhën kineze pranë tij. Instituti ofron të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze: ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT. Aktualisht gjuha kineze është lëndë me zgjedhje në: Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Ekonomisë.
Në kuadër të promovimit të kulturës kineze ky Institut organizon aktivitete të ndryshme si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj.
Instituti Konfuci në vitin 2015 është regjistruar si Njësi Kryesore pranë Universitetit të Tiranës.
Në strukturën e tij drejtuese ky Institut ka:
– Bordin Drejtues;
– Bashkëdrejtorët.
Aktualisht Bordi Drejtues i Institutit Konfuci në UT përbëhet nga:
– Prof. Dr. Artan HOXHA, Rektor i Universitetit të Tiranës;
– Z. Jia WENJIAN, Zv / President i Universitetit të Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Ke JING, Drejtor i Zyrës për Shkëmbimet Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin, Universiteti i Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Pranvera LAZO, Pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-UT;
– Znj. Jin Limin, Drejtoreshë e Zyrës për Institutet Konfuci partner me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU);
– Znj. Mirlinda BOSHNJAKU, Administratore e World Academy of Tirana (IB World School).
Struktura drejtuese e CIUT:
- Z. Erion Malaj, Drejtor i palës shqiptare
e-mail: erion.malaj@unitir.edu.
- Z. Huang Qiang, Drejtor i palës Kineze
Adresa: Rr. Elbasan, Godina Iliria, Qyteti Studenti, Tirana.
Harta: https://goo.gl/maps/5TBANETei5Py892c8