Intervistë me studentë pjesëmarrës në "Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studentore" - UNIVERSITETI I TIRANËS

Intervistë me studentë pjesëmarrës në “Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studentore”

Intervistë me studentë pjesëmarrës në “Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Studentore”
 

Universiteti i Tiranës organizoi “Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Studentore” , për herë të parë e këtyre përmasave, me pjesëmarrjen e 295 studentëve dhe studiuesve, nga 29 institucione publike dhe private, ku u prezantuan plot 128 studime e punime nga të gjitha fushat, gjuhësi, albaniologji, shkenca juridike shkenca sociale e shkenca të natyrës.

Ne po sjellim opinionet e disa prej të rinjëve që morën pjesë në këtë konferencë.

Antigonë Bytyçi, studente e vitit të dytë, Master Shkencor, drejtimi-Teori dhe kritike letrare.

Çfarë teme keni zgjedhur për të kryer punimin tuaj?

Për të mbaruar studimin tim kam zgjedhur për temë “Morali dhe realiteti në psikologjine e heroit femijë-Stina e stinëve, Kasem Trebeshina”

Përse zgjodhët këtë temë dhe përse zgjodhët ti kushtoheni kërkimit?

Zgjodha pikërisht këtë temë, për faktin që është unike për letërsinë shqipe, duke qënë se trajton temen tabu te intimitetit njerëzor në përgjithësi edhe pse romani ruan të treguarit naiv të ngjarjeve (pasi ai rrëfehet nga një femije, çka nënkupton se narratori na rrefen në veten e parë) pavarësisht faktit të tabuse. Mes tjerash ai shpreh realitetin shqiptar të kohës në veçanti.

Sa e vështirë është sot të merresh me studime apo kërkim shkencor?

Të merresh sot me studime dhe kërkime shkencore nuk është edhe krejtësisht e lehtë, ngaqë nevojitet periudhe e gjatë kohore studimore, për t’iu qasur një temë me origjinalitetin më të plotë të mundshëm, përndryshemund të biesh edhe në përsëritje.

A keni gjetur mbështetje dhe hapësirën e nevojshmne për tu marrë me studimet dhe këkrimin mbi temën tuaj?

Po, kam gjetur mbështetjen e mjaftueshme dhe hapesirën mjaft të nevojshme për studimin tim në fjalë, ngaqë ka qënë një zgjedhje e mirëmenduar dhe një opsion tematik që ka pasur përpara ca muaj perkushtim. Zgjedhje kjo që ka rezultuar në një hulumtim të aspektit psikologjik të romanit.

Një mesazh për të rinjtë e tjerë?

Porosia ime për të rinjtë e tjerëështë, të jenë sa me origjinalë në kërkimet e tyre shkencore, normalisht gjithmonë duke u bazuar në argumentime shkencore.