Në datë 10.12.2015, Ora 17.00 në Sallën Aula Magna, Godina Liria u zhvillua finalja e Kampionatit të Debatit UT 2015.
Pas përfundimit të fazës së parë të këtij aktiviteti, fakultetet kishin grupet e tyre përfaqësues në këtë finale. Nëpërmjet një shorti paraprak ishin përcaktuar tema me të cilën do të përballej cdo grup, ndërsa rradha e përballjeve si edhe kahu, Pro apo Kundër u përcaktua me short gjatë fazës finale.
Përballja e parë ishte: Fakulteti i Shkencave të Natyrës VS Fakulteti i Drejtësisë me temën: “Klonimi”. Përballja e dytë ishte: Fakulteti i Shkencave Sociale VS Fakulteti i Ekonomisë me temën: “Europa duhet të hapë dyert për emigrantët nga vendet e luftës”.
Performanca e grupeve u vlerësua nga një juri profesioniste;
- Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo
- Lorena Gega
- Eni Vasili
Juria vendosi që grupet fituese përkatësisht sipas sfidave të ishin Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, të cilët sfiduan njëri tjetrin me temën
“Të ndalohet anonimati i komenteve online”
Bazuar në gjykimin e jurisë, fitues i Kampionatit të Debatit 2015 u shpall grupi përfaqësues i Fakutletit të Ekonomisë. Fituesit përvec Certifikatës morën gjithashtu nga një Tablet dhuratë, nga sponsori PWC, i cili mbështeti Kampionatin e Debatit.
Të pranishëm në sallë ishin studentë të Universitetit të Tiranës të cilët mbështetën ekipin e tyre përfaqësues duke krijuar një atmosferë mjaft të ngrohtë për konkurentët. Gjithashtu partner të Qendrës së Karrierës, staf Pedagogjik, Anëtarë të jurive të fazës së parë etj.
Ky është viti i dytë rradhazi që QAL organizon këtë aktivitet me një interes dhe pjesmarrje mjaft të madhe të studentëve.