Kuvendi i Gjuhës, Rektori Hoxha: Ta ruajmë dhe pasurojmë gjuhën tonë! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kuvendi i Gjuhës, Rektori Hoxha: Ta ruajmë dhe pasurojmë gjuhën tonë!

Kuvendi i Gjuhës, Rektori Hoxha: Ta ruajmë dhe pasurojmë gjuhën tonë!

 
Po mbahet në Tiranë, në datat 21 dhe 22 Nëntor, Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe. Kuvendi ka në fokus politikat për ruajtjen e gjuhës shqipe, rolin e institucioneve arsimore, përdorimin e gjuhës shqipe në diasporë dhe sfidat e ruajtes dhe përsosjes së saj në epokën e teknologjisë.
 
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të gjuhës sonë të bukur, si dëshmi e trashëgimisë dhe identitetit tonë kombëtar. Ai deklaroi se është detyra e të gjithëve që të bëjnë maksimumin që të mbajmë lidhjet gjuhësore me gjeneratat e reja të familjeve të emigrantëve, për të kultivuar tek ta gjuhën e folur dhe të shkruar, si një mundësi për të mos u shkëputur nga mëmëdheu dhe trashëgimia e tyre kombëtar.