Leksion i Hapur - UNIVERSITETI I TIRANËS

Leksion i Hapur

 

 

 

 

 

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Leksioneve të Hapura, Fakulteti i Ekonomisë, më datë 26/01/2015, ora 12:00, në sallën Gramoz Pashko, zhvilloi Leksionin e Hapur me temë:

“Lessons learned from the crisis, challenges for the banking system.”

Ky leksion u mbajt nga Drejtori i Përgjithshëm i Intesa SanPaolo Bank, Z. Silvio Pedrazzi. Në këtë leksion pati të pranishëm studentë të nivelit bachelor dhe master.

Gjatë aktivitetit u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi për fusha të ndryshme midis Fakultetit të Ekonomisë dhe Bankës Intesa Sanpaolo.

Në vijim një bibliografi e shkurtër e Z. Silvio Pedrazzi:

Z. Pedrazzi nisi karrierën e tij në sektorin bankar më 1978 dhe ka punuar për banka të ndryshme kursimesh italiane dhe në vitin 2000 ju bashkua Grupit Intesa Sanpaolo.
Në Itali, ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Cassa di Risparmio di Spoleto dhe të Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno. Pas kësaj është caktuar si Nën/Kryetar i Parë i Këshillit Drejtues të Bankës Intesa Beograd (Serbi) dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës për Pravex-Bank, Ukrainë (post të cilin e mban ende).

Ai ka qenë i emëruar më parë si Drejtor i Departamentit të Federatës së Shteteve të Pavarura & Zonës së Mesdheut Jugor për Intesa Sanpaolo, departament ky që i përkushtohej menaxhimit të portofolit të Filialeve në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt.
Z. Pedrazzi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në 1 Tetor 2013. Përveç angazhimit për Grupin Intesa Sanpaolo, ai është edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të ASSBB (Shoqata Italiane për Zhvillimin e Sistemit Bankar & Studimet mbi Bursën).