Leksion i hapur me temë “Mexico & World, Past and Future”
Në kuadër të 50-vjetorit të marrëdhënieve mes Meksikës dhe Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Z. Carlos Garcia de ALBA, Ambasador i Meksikës në Tiranë, mbajti një leksion të hapur për studentët e Universitetit të Tiranës.
Studentët, nga Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, u njohën me rolin e Meksikës në zhvillimet globale, marrëdhëniet dhe kontributin e saj në politikë, ekonomi, kulturë dhe sporte.
Ambasadori Carlos Garcia de ALBA foli për ambiciet e vendit të tij për të rritur rolin jo vetëm në kontinentin e Amerikës Veriore, por në të gjithë arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi marrëdheniet e gjata dhe të mira me Shqipërinë dhe faktin që të dy vendet kanë patur gjithmonë një klimë pozitive në raportet e tyre politike, kulturtore dhe ekonomike.
no images were found