Ditën e Mërkurë më datë 27 Maj 2015, ora 11:00 në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Salla A307 u zhvillua Leksion i Hapur me temën “Si të mësojmë gjuhën kineze” nga Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Qëllimi i këtij leksioni ishte që të njohë studentët me metodat më të mira dhe më produktive në mësimin e gjuhës kieneze si dhe përfitimet nga mësimi i gjuhës kineze. Gjatë këtij prezantimi studentët patën gjithashtu mundësi që të njihen edhe me Institutin Konfuci të Universitetit të Tiranës. Ky Institut është themeluar që prej vitit 2013 dhe numëron rreth 600 studentë të cilët kanë mësuar gjuhën kineze pranë tij.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë nga Departamenti i Gjuhës Spanjolle, Departamenti i Gjuhës Angleze etj. Gjatë aktivitetit u shpërndanë libra për studentët të cilët ishin të interesuar në mësimin e gjuhës kineze.
Ky leksion u zhvillua nga znj. Mirlinda Boshnjaku e cila është anëtare e Bordit Drejtues të Institutit Konfuci-UT si dhe nga stafi i Institutit Konfuci-UT.