Listat e renditjes së aplikantëve të Raundit 2, për çdo program studimi në UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

Listat e renditjes së aplikantëve të Raundit 2, për çdo program studimi në UT

Listat e renditjes së aplikantëve të Raundit 2, për çdo program studimi në UT.

 

1. Fakulteti i Drejtësisë

 

2. Fakulteti i Ekonomisë

 

3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

 

4. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

 

5. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 

6. Fakulteti i Shkencave Sociale

 

7. Filiali i UT-së, Sarandë

 

Shënim:

  1. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në Fakultetin përkatës në datën 29 shtator 2021. Ndryshimi i renditjes në U-Albania pas ankimimit 1 ditë, datë 29.09.2021.
  2. Procesi i regjistrimit Raundi e dytë: Në datat 30 shtator deri 09 tetor 2021 (5 faza 48 orëshe; 30 shtator-01 tetor, 02-03 tetor,04-05 tetor, 06-07 tetor, 08-09 tetor 2021), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të Fakultetit, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes së fituesit të tij në njërin apo disa programe studimi, nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.
  3. Aplikanti që është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë Fakultetit ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48 orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.
  4. Në rast se, pas çdo fazë, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë më datën 9 tetor 2021.
  5. Çregjistrimi (Raundi 2)/ regjistrim i fituesve pas ankimimit 2 ditë, datë 10-11 tetor 2021.