Listat paraprake të renditura të raundit të dytë në njësitë kryesore të UT-së, për ciklin e parë të studimeve dhe për një program studimi të integruar, “Master i Shkencave” në “Drejtësi” viti akademik 2022-2023 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Listat paraprake të renditura të raundit të dytë në njësitë kryesore të UT-së, për ciklin e parë të studimeve dhe për një program studimi të integruar, “Master i Shkencave” në “Drejtësi” viti akademik 2022-2023

Listat paraprake të renditura të raundit të dytë në njësitë kryesore të UT-së, për ciklin e parë të studimeve dhe për një program studimi të integruar, “Master i Shkencave” në “Drejtësi” viti akademik 2022-2023

 

1. Fakulteti i Drejtësisë

 

2. Fakulteti i Ekonomisë

 

3. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

 

4. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë 

 

5. Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 

6. Fakulteti i Shkencave Sociale

 

7. Filiali i UT-së, Sarandë

 

Shënim:

  1. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit në Fakultetin përkatës në datën 01 .10. 2022.
  2. Ndryshimi i renditjes në U-Albania pas ankimimit 1 ditë, më datë 02. 10.2022.
  3. Procesi i regjistrimit Raundi i dytë: Në datat 3 deri 12 tetor 2022, 5 faza 48 orëshe e shpërndarë si vijon; 
  • F1 datë 03-04.10.2022;
  • F2 datë 05-06.10.2022;
  • F3 datë 07-08.10.2022;
  • F4 datë 09-10.10.2022;
  • F5 datë 11-12.10.2022;

Çregjistrimi (Raundi 2) regjistrim fituesve pas ankimimit 2 ditë, periudha 13.10.2022-14.10.2022.

4. Të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të Fakultetit, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes së fituesit të tij në njërin apo disa programe studimi, nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit.  

5. Aplikanti që është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë Fakultetit ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48 orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48-orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

6. Në rast se, pas çdo faze, konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë më datën 13 tetor 2022.

Dokumentacioni për regjistrim referohet në Kreu IV, Udhëzim Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nr.10 datë 15.05.2019, i ndryshuar, për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si edhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë. (Kliko këtu)