Mainstreaming Environmental Communication through online learning and virtual mobility- Comm-On Environment - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mainstreaming Environmental Communication through online learning and virtual mobility- Comm-On Environment

Titulli: Mainstreaming Environmental Communication through online learning and virtual mobility- Comm-On Environment

Programi: ERASMUS+ KA2  

Kohëzgjatja : 01.12.2021-31.03.2024

Referencë:  2021-1-MK01-KA220- HED-000027547

 

Projekti do të prezantojë një qasje inovative dhe ndër-disiplinore në arsim përmes një programi 6-mujor në internet pa diplomë në Komunikimin Mjedisor.

Objektivat e projektit:

  • Të zhvillojë profesionistë të komunikimit mjedisor, të cilët mund t’u promovojnë individëve dhe grupeve shoqërorë zgjedhje të ndërgjegjshme për mjedisin dhe klimën;
  • Të krijojë një model të ri fleksibël dhe ndër-disiplinor në një mjedis virtual që mundëson të mësuarin gjatë gjithë jetës dhe vlefshmërinë e mikrokredencialeve në edukimin mjedisor dhe komunikues në rajon.

Projekti do të zhvillojë aktivitetet si më poshtë:

  • trajnimin e trajnerëve dhe zhvillimin e kurrikulës për komunikimin mjedisor,
  • krijimin e dhjetë tutorialeve edukuese online dhe loje mësimore,
  • zhvillimin e një sistemi të menaxhimit të mësimit dhe një aplikacioni celular për mësimin bashkëpunues në internet të studentëve nga pesë vende,
  • kurse online dhe një hackathon për zgjidhjen e problemeve mjedisore,
  • hartimin e një Udhëzuesi për Përsosmëri në Komunikimin Mjedisor dhe evente të shumëfishta.

Studentët do të jenë në gjendje të marrë një certifikatë dhe kredite ECTS.

Rezultatet e projektit:

  • Forcimi i aftësive të 100 studëntëve dhe 20 profesorëve në komunikimin mjedisor dhe angazhimin e komunitetit për politika miqësore me mjedisin dhe ndryshim mes njerëzve;
  • 15 plane fushatash studentore për zgjidhje të problemeve mjedisore në rajon të zhvilluara deri në fund të programit;
  • Një udhëzues për ekselencën në komunikimin mjedisor munikimi i botuar në gjashtë gjuhë dhe i promovuar në pesë vendet e projektit, dhe më gjerësisht përmes dhe rrjeteve evropiane dhe ndërkombëtare të IAL-ve partnere;
  • Përgjegjësia civile dhe sociale e studentëve dhe pedagogëve të përforcuara, të pasqyruara si ndryshime të qëndrimeve dhe/ose sjelljeve të tyre, ose si inkurajim të të tjerëve për ta bërë këtë.

Projekti do prezantojë risi në programimin arsimor të IAL-ve partnere, nëpërmjet komunikimit mjedisor si një disiplinë e re dhe përdorimin e teknologjisë për edukimin mbi qëndrueshmërinë mjedisore; do të rrisë të kuptuarit e komunikimit mjedisor dhe rëndësisë së tij në sektorë dhe aspekte të ndryshme të shoqërisë; do të hapë një fushë të re kërkimi dhe mundësi punësimi për pedagogët dhe studentët në rajon duke pasur parasysh nevojën e komunikimit mjedisor në shoqëri. Në afat të gjatë, programi ka potencialin të zhvillohet në një Qendër Rajonale për Komunikimet Mjedisore që do të shërbejnë si një qendër për trajnime dhe kërkime, organizimin e konferencave dhe evente të tjera.