Zyra e Karrierës
Misioni i zyrave të karrierës në Universitetin e Tiranës është të mbështesë dhe udhëzojë studentët dhe alumnët në zhvillimin e tyre profesional dhe përgatitjen për karrierë. Këto zyra ofrojnë mjete, burime dhe shërbime që ndihmojnë individët të eksplorojnë mundësitë e karrierës, të fitojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë rrjetin e tyre profesional. Disa nga objektivat kryesore të misionit të zyrave të karrierës përfshijnë:
- Zhvillimi Profesional: Të ofrojnë trajnime dhe burime që ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për karrierë, si shkrimi i CV-së, intervistimi, dhe ndërtimi i aftësive të buta si komunikimi dhe lidershipi.
- Eksplorimi i Karrierës: Të udhëzojnë studentët në identifikimin e interesave dhe qëllimeve të tyre profesionale, duke ofruar këshillim karriere, vlerësime të interesave profesionale dhe informacione për tregun e punës.
- Ndërmjetësimi i Praktikave dhe Punësimeve: Të krijojnë lidhje midis studentëve dhe punëdhënësve përmes mundësimit të praktikës, stazheve dhe vendeve të punës, duke organizuar panaire punësimi dhe sesione rekrutimi.
- Rrjetëzimi Profesional: Të ndihmojnë studentët dhe alumnët të ndërtojnë rrjete profesionale përmes mentorimit, lidhjes me alumnët e suksesshëm dhe pjesëmarrjes në ngjarje profesionale.
- Përputhja e Aftësive me Kërkesat e Tregut: Të sigurojnë që programet dhe aktivitetet e tyre të jenë në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe të përgatitin studentët për sfidat e ndryshueshme të karrierës.
Më poshtë, një përmbledhje të veprimtarive që zyrat e karrierës në të gjitha njësitë kryesore të UT-së kryejnë:
- Leksione të hapura me tematika të ndryshme si: “Teknikat e intervistimit”; “Vetëpunësimi, të zbulojmë aftësitë e lidershipit brenda nesh”; “Këshillim karriere: si të shkruajmë një letër motivimi”, “Si të shkrujmë një CV”, “Si të bëjmë një aplikim për punë”, etj.
- Takime të hapura me studentët si psh: “Me dyer të hapura (Open Day)”; “Be a student for a day”, Si të aplikoni apo të merni pjesë në programet e mobilitetit si Erasmus +, konkurse ose trajnime; Vizita studimore në kompani publike ose private për njohjen nga afër të mënyrës së funskionimit të një institucioni apo kompanie
- Workshop me tema si: Punimi i Diplomës; Ditët e informimit të maturantëve
- Takime me kompani të ndryshme për bashkëpunim, si për mundësi internshipi ashtu edhe punësimi
Zyra e Këshillimit të Karrierës është aktive dhe funksionale në të gjitha Njësitë Kryesore të UT-së. Më konkretisht:
- Fakulteti Ekonomisë: personi përgjegjës për Zyrën e Karrierës – Jonida Lama adresë kontakti jonida.lama@unitir.edu.al
- Fakulteti i Drejtësisë: personat përgjegjës për Zyrën e Karrierës – Redona Shuperka, adresë kontakti redona.shuperka@fdut.edu.al dhe Franci Nikola, franc_nikola.fdme@unitir.edu.al
- Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë: personat përgjegjës për Zyrën e Karrierës – Blerina Gega blerina.gega@fhf.edu.al dhe eglenta.lici@fhf.edu.al
- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: personi përgjegjës për Zyrën e Karrierës – Hesiona Berhomi hesiona.berhomi@unitir.edu.al
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës: personi përgjegjës për Zyrën e Karrierës – Arlinda Caci arlinda.caci@fshn.edu.al
- Fakulteti i Shkencave Sociale: personi përgjegjës për Zyrën e Karrierës – Ertila Hebibasi ertilahebibasi@gmail.com