Mbi shpalljen e vendeve vakante për dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mbi shpalljen e vendeve vakante për dy anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

NJOFTIM, KUVENDI I SHQIPËRISË.

 

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancat për dy anëtarë të Këshillit  të Lartë Gjyqësor dhe dy anëtarë  të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të përcaktimeve të nenit 147, pika 2, dhe nenit 149, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 37, pika 1 dhe 135, pika 1, të ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, në datë 22.07.2021 ka shpallur vakancat dhe kriteret ligjore që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për dy vende në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe dy vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës.

Vendim Nr. 2, datë 22.07.2021, “Për shpalljen e vendeve vakante për kandidatët nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”