Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të kolegut, mikut tonë të
dashur, babait të dy fëmijëve, Prof.Dr. Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të
Universitetit të Tiranës.
Prof.Dr. Artur Sula ka qenë pedagog i Departamentit të Gjuhës Italiane që prej vitit 1991. Ai ka
kryer me devotshmëri funksione të ndryshme, si : Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Italiane,
anëtar i Këshillit të Profesorëve, anëtar i Senatit Akademik, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të
Huaja dhe së fundi, anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Tiranës.
Prof.Dr. Artur Sula është dalluar gjithmonë për kontributin e lartë dhe energjinë e tij pozitive e të
pashtershme për zhvillimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si edhe në vendimmarrjet e
rëndësishme për Universitetin e Tiranës.
Prof.Dr. Artur Sula do t`i mungojë familjes, kolegëve, studentëve e miqëve të tij!
Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, i përcjellim ngushëllimet më të thella
familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Rektori
Prof.Dr. Artan Hoxha