Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollave Verore 2023 dhe për informacion të përgjithshëm referohuni linkut: https://www.ru.nl/radboudsummerschool/courses/overview-courses-2023/ Pjesëmarrja në këto Shkolla ka një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+.
Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D.:
- CV + Lista e publikimeve;
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti;
- Letër motivimi ku të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni (në gjuhën shqipe dhe angleze);
- Certifikatë e gjuhës së huaj;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku).
Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve;
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim punësimi;
- Letër motivimi ku të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni dhe ndryshimet e pritshme në metodat e mësimdhënies (në gjuhën shqipe dhe angleze);
- Certifikatë e gjuhës së huaj;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku).
Afati për aplikim: 21 Shkurt 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!