Në kuadër të projektit “Twinning to boost the scientific and innovation capacity of the University of Tirana to develop sustainable nanosensors for water pollution detection”/SUSNANO, programi Horizon, ku Universiteti i Tiranës është koordinatori kryesor, sot më datë 6 tetor ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, do të zhvillohet seminari trajnues mbi shkrimin dhe menaxhimin e projekteve evropiane.
Ky seminar është pjesë e nismave që ndërmerren vazhdimisht nga Universiteti i Tiranës, dhe ka si objektiv ngritjen e kapaciteteve të personelit akademik të UT-së për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve europiane.
Trajnimi do të drejtohet nga eksperti Giles Brandon, themelues i kompanisë Intelligentsia Consultants, në Luksemburg (partner në projektin Susnano), me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në fushën e shkrimit dhe menaxhimit të projekt propozimeve për projektet e Kërkim Zhvillimit të financuara nga Bashkimi Evropian.