Më datë 5 nëntor 2015, ora 11:00, në Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Institutit Kombëtar për Fizikën Bërthamore, Itali. Qëllimi i Marrëveshjes është që në kuadër të bashkëpunimit shkencor dhe teknik ndërmjet institucioneve, të sigurojë mundësi për të shkëmbyer ide, informacione, aftësi dhe kërkime si dhe për të mbështetur aktivitetet bashkëpunuese në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi u nënshkrua nga Prof.Dr.Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Prof. Fernando Ferroni, President i Institutit Kombëtar për Fizikën Bërthamore. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin perfaqësues të lartë të Ambasadës Italiane në Shqipëri, drejtues të Institutit Kombëtar për Fizikën Bërthamore, dekanë të UT-së, studentë si dhe të ftuar të tjerë.