Në datën 10 Janar 2024 Rektorët e 7 (shtatë) Universiteteve partnere të aleancës UNINOVIS EUROPEAN UNIVERSITY DATA FOR L.I.F.E (Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Tampere Finlandë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Würzburg-Schweinfurt, Gjermani, Universiteti i Malagës, Spanjë, Universiteti i Campania-s “Luigi Vanvitelli”, Itali dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Kaunasit, Lituani), me praninë e Dekanëve të fakulteteve të UT-së, nënshkruan deklaratën e përbashkët e cila përcakton misionin dhe qëllimet afatgjata të Aleancës si më poshtë:
-
- Lifelong learning in data;
- Integrate innovation ecosystems;
- Foster green and digital transition;
- Excellence in comprehending, analyzing, utilizing, managing and safeguarding data.
Deklaratë e përbashkët e cila përcakton misionin dhe qëllimet afatgjata të Aleancës (Kliko këtu)
Universiteti Evropian UNINOVIS DATA FOR L.I.F.E, i cili do të ketë zyrën e tij fizike në Universitetin partner Sorbonne Paris Nord, Paris, Francë, do mundësojë bashkëpunimin midis universiteteve partnere si dhe me partnerët e asociuar (Universiteti i Shkencave të Palikuara në Hague, Hollandë, Universiteti Teknik i Austrisë, etj., institucione shtetërore qendrore, lokale, biznesin, etj) në secilin shtet përkatës për zhvillimin e programeve të reja, kërkimin shkencor, ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve në funksion të zhvillimit akademik, ekonomik, teknologjik, social dhe kulturor.
Studentët dhe personeli akademik i Univeristetit të Tiranës do të kenë mundësinë të jenë pjesë e programeve të përbashkëta apo të dyfishta midis universiteteve të aleancës si dhe do të mund të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në njërin nga universitetet partnere.
Gjithashtu, diploma e përbashkët do ju mundësojë studentëve të zgjedhin universitetin në të cilin duan të zhvillojnë një pjesë të studimeve të tyre, praktikën dhe aktivitete të tjera mësimore – shkencore.
Personeli i Universiteteve të aleancës do të angazhohen në zhvillimin e projekteve në fushat prioritare lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.