Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes UT-së dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes UT-së dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes UT-së dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

 

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e veprimtarisë së përbashkët në kuadër parandalimit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është realizimi i veprimtarisë së përbashkët dhe të koordinuar për respektimin, forcimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, për menaxhimin e procesit të rikthimit shtetasve shqiptarë nga ish vendet e konfliktit, angazhimin institucional të të gjithë aktorëve shtetërorë të përfshirë në këtë proces, si dhe sfidat e hasura në këtë drejtim.

Prof. Dr. Artan Hoxha u shpreh se përmes këtij bashkëpunimi UT-ja duhet të rrisë kapacitetet për t’u mbrojtur nga ky fenomen, duke qenë se është një institucion i madh, me rreth 27,000 studentë dhe ekspozimi është i lartë.

Aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij bashkëpunimi, përfshijnë:

– Njohjen, hulumtimin dhe promovimin tek studentët të vlerave të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve me diversitet kulturor, etnik, fetar etj;

– Përmirësimi/njohja dhe formimi profesional të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, psikologut, punonjësit social, administratës publike, gazetarisë, përmes gjetjeve të aktivitetet kërkimore shkencore, mbi identifikimin e individëve dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet;

Gjatë takimit palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar së bashku për hartimin, aplikimin dhe/ose zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti tjetër të nevojshëm.