Njoftim Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, ka bërë publike shpalljen për studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, ka bërë publike shpalljen për studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve

 

Në mbështetje të nenit 11, pika 1 “c”, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të gërmës “c”, të pikës 3 të VKM-së nr. 397, datë 03.05.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.07.2023, “Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, ka bërë publike shpalljen për studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve.

Studentët mund të aplikojnë brenda muajit Shkurt, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimi elektronik “Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme.

Për më tepër informacion bashkëlidhur ju përcjellim:

1. Linkun e Njoftimit Publik:

  1. https://akfal.gov.al/sq/njoftime/2025/02/05/hapen-aplikimet-p%C3%ABr-kredi-studentore/

2. Linkun për aplikim:

  1. https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16066