NJOFTIM
I. Kandidatët për autoritet drejtues në FD të UT-së dhe kandidatët për anëtar të Senatit Akademik të UT-së, duhet të dërgojnë në mënyrë elektronike në adresën kizut2021@unitir.edu.al, brenda datës 23.05.2021, ora 14.00, listën e vëzhguesve për të cilët kërkojnë akreditim.
II. Vëzhguesit nga personeli akademik me kohë të plotë në UT, për të cilët nga kandidatët është kërkuar akreditim, duhet të paraqiten në KIZ, ditën e hënë 23.05.2022 dhe ditën e martë, datë 24.05.2021, nga ora 12.00 deri në orën 16.00, për t’u pajisur me autorizimin e akreditimit. Vëzhguesit duhet të kenë me vete:
1. Fotokopje të kartës së identitetit;
2. Një fotografi
III. Vëzhguesit e tjerë, të cilët kërkojnë akreditim, kërkesës së tyre duhet t’i bashkëngjisin:
1. Fotokopje të kartës së identitetit;
2. Një fotografi;
3. Vërtetim nga organizata/institucioni/media, nga të cilat vijnë.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të UT-së