Njoftim:
Agjensia Kombëtare e punësimit dhe aftësive, njofton Universitetin e Tiranës se në kuadër të zbatimit të Programeve të Nxitjes së Punësimit, dhe më konkretisht të VKM nr. 17, datë 15.01.2020, “Për Procedurat, Kriteret dhe Rregullat për Zbatimin e Programeve të Nxitjes së Punësimit nëpërmjet Punësimit, Formimit në Punë dhe Praktikave Profesionale”, i ndryshuar.
Pjesë e këtij programi do të jenë të gjithë punëkërkuesit e regjistruar të papunë, të cilët janë të sapodiplomuar, deri në 24 muajt e fundit pas diplomimit. Nga ana tyre kërkohet informimi i studentëve dhe paraqitja pranë institucionit të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë.
Programi ka si qëllim për tu mundësuar të sapodiplomuarve praktika profesionale duke krijuar tranzion të shpejtë në tregun e punës në të njëjtën fushë ose në fushë të ngjashme në të cilën ka studiuar i diplomuari, për një kohëzgjatje 6-mujore.