Titulli: Përmirësimi i infrastukturës së Laboratorëve të Inxhinierisë Kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim si dhe për impjante pilot eksperimentale për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor
Reference: Vendim Nr. 2., Bordi AKKSHI, datë 08.08.2019
Financues: AKKSHI në kuadër të “Paktit për Universitetin”
Kohëzgjatja: 12 muaj
Objektivat e projektit janë:
- Forcimi i disa proceseve më rëndësi të madhe në formimin professional të studentëve të inxhinierisë së proceseve kimike;
- Përmirësimi i infrastrukturës së laboratorëve të inxhinierisë kimike me impjante pilot eksperimentale për procesin kërkimor dhe kërkimin shkencor
Objektivat specifike:
- Porositja e pajisjeve me specifikime të qarta sipas profileve përkatëse
- Furnizimi dhe vënia në punë me demonstrim nga kompania lëvruese së bashku me asistencën për trajnimin e stafit;
- Kryerjen e testeve dhe provave në grup me studentë dhe pedagogë të stafit të departamentit
Rezultatet e pritshme:
- Të rritet numri i posteve të punës me kompjutera të specializuar për modelim, simulim dhe optimizëm të proceseve sepse aktualisht punohet 3-4 persoa me një kompjuter;
- Do të rritet cilësia e e mësimdhënies përmes përdorimit të këyre pajisjeve që garantojnë cilësi të eksperimenteve, pasi studentët do të provojnë më duart e tyre të manovrojnë procese industrial, si edhe të marrin pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;
Përfituesit nga ky projekt pritet të jenë:
- Studentët e programeve të studimit të shkollimit të Departamentit të Kimisë Industriale për Master në Inxhinierinë e Proceseve Kimike si edhe studentët e programve të shkollimit të Kimisë Industriale dhe Ushqimore;
- Pëdagogët që mbulojnë disiplinat përkatëse të mësimdhënies në rritjen e specializimit të tyre dhe përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies
Rezultatet finale të projektit synojnë të shndërrohen në një start-up veçanërishtt lidhur me aplikimin për akreditimin e Laboratorit të Inxhinierisë Kimike, duke ofruar shërbime për të tretët, duke rritur mundësinë e pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare në rajon apo dhe EU.
Institucioni zbatues: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës