Preparing the social care workforce for a new system of social care delivery at a local level - UNIVERSITETI I TIRANËS

Preparing the social care workforce for a new system of social care delivery at a local level

Titulli i Programit: Preparing the social care workforce for a new system of social care delivery at a local level

Financues: UNICEF, Shqipëri

Kohëzgjatja: Korrik 2019- Qershor 2021

Synimi i përgjithshëm i projektit është që të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve para-shërbimit dhe në shërbim të punonjësve socialë dhe stafit tjetër të mbrojtjes sociale të përfshirë në administrimin e aspekteve të mbrojtjes sociale përmes përafrimit të plan-programit të punës sociale me legjislacionin e ri dhe kërkesat e reja të sistemit, në mënyrë që të zhvillohen kapacitetet e fuqisë punëtore sociale në praktikat më të mira të hulumtimit dhe praktikës në trajtimin me fëmijët dhe familjet në situata të cenueshme.

Objektivat kryesore të këtij projekti janë:

  • Krijimi i platformave dhe mekanizmave për ndarjen e rregullt dhe sistematike të praktikave të mira për zhvillimin dhe planifikimin e fuqisë punëtore sociale ndërmjet akademikëve, politik-bërësve dhe praktikantëve në fushën e shërbimeve të kujdesit social;
  • Fuqizimi i fuqisë punëtore të mbrojtjes sociale nëpërmjet programeve të para-shërbimit dhe në shërbim të punonjësve socialë.

Rezultatet e projektit do të përfshijnë:

  • Zhvillimin e Platformës së Shërbimeve Sociale, e cila do të synojë të sjellë së bashku aktorët kryesorë si: politikë-bërësit, qeverisjen vendore, hulumtuesit në fushën e shërbimeve sociale, komunitetin kombëtar dhe të punëtorëve socialë. Platforma online do t’u mundësojë profesionistëve të kenë qasje në informacione mbi kornizën ligjore dhe normative, burime të ndryshme dhe ekspertë të qasjes dhe mbështetjen e kolegëve, kudo që janë.
  • Zhvillimin e një Pakete gjithëpërfshirëse të Resurseve në kuadrin ligjor dhe normativ, burimet e ndryshme dhe ekspertiza e qasjes dhe mbështetja e kolegëve do të ndihmojë të gjithë praktikuesit dhe politikëbërësit në një kuptim të përbashkët dhe zbatimin më të mirë.
  • Hulumtimin rreth historisë së shërbimeve sociale dhe profesionit të punës sociale në Shqipëri, që do të mbushë hendekun e një informacioni të tillë dhe do të ndihmojë në ngritjen e historisë së profesionit të punës sociale në shoqëri.

Partnerë:

  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale;
  • Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”;
  • Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale

Web page: http:/www.kforce.gradjevinans.net/