Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e UT-së (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
Çdo person, kur e çmon të nevojshme, ka të drejtë të bëjë një ankesë apo kërkesë pranë Universitetit të Tiranës.
Përveçse kur ligji parashikon një formë të caktuar, çdo kërkesë apo ankesë, me të cilën një person i drejtohet Universitetit të Tiranës (UT), mund të bëhet në formë të shkruar; të deklarohet verbalisht para organit publik dhe të regjistrohet nga ky i fundit; ose të bëhet në çdo formë tjetër të përshtatshme. Kërkesa/ ankesa konsiderohet në formë të shkruar edhe kur ajo dërgohet në rrugë elektronike, me kusht që të tregojë qartë autorin e saj.
Kërkesa apo paraqitja e ankesës duhet të jetë mjaftueshëm e qartë për të përcaktuar kërkuesin/ ankuesin si dhe qëllimin e saj. Kërkesa/ ankesa paraqitet drejtpërdrejt në UT ose në çdo njësi të tij.