Departamenti i Psikologji-Pedagogji ne Fakultetin e Shkencave Sociale te UT njofton te gjithe specialistet e interesuar se FSHS ka hapur programin e studimit te formimit te vazhduar “ÇERTIFIKATA PËR FORMIMIN PSIKOPEDAGOGJIK” .
Në këtë Program mund të aplikojnë ata kandidatët te cilet profesionin e mësuesit në institucionet arsimore parauniversitare që plotesojnë kriteret e meposhtme dhe zoterojnë:
· Zoterojnë diploma të programeve të studimit të lëshuara në Republiken e Shqipërise, që kanë zgjatur së paku 4 (katër) vite akademike (8 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas parimeve të procesit të Bolonjës, diplomë universitare të ciklit të parë dhe ciklit të dytë ose diplome universitare të integruar, të ngjashme ose të përafërt në fushën/lendet e mesimdhenies ne arsimin parauniversitar.
· kanë mbaruar studimet universitare konform Aneksit 1 të Udhezimit Nr. 3, datë 15.02.2023 I MAS :Për Përcaktimin e Diplomave Universitare të Njëvlefshme, të Ngjashme ose të Përafërta me Fushën/lëndët e Mësimdhënies në Arsimin Parauniversitar dhe Kriteret për Hapjen e Programeve të Studimit të Formimit të Vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike”.
· kanë diplomë të ciklit të dytë Master i Shkencave, Master i Arteve apo ekuivalente me to, të lëshuara nga institucione të arsimit të larte, programi I studimit të të cilave përputhet me një nga fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar të përcaktuar në Aneksin 1 të Udhëzimit Nr. 3, datë 15.02.2023 I MAS. Për aplikantët që kanë fituar diplomë/diploma studimi jashtë vendit duhet të kenë ekuivalentuar studimet e tyre në institucionet përgjegjëse në Shqipëri.
· plotësojnë kriterin e notës mesatare të maturës shtetërore, që lejon studime bachelor në mësuesi, i cili ka qënë në fuqi në vitin akademik në të cilin këta kandidatë kanë filluar studimet e ciklit të parë “Bachelor”.
Dokumentacion që duhet për aplikim
1. Formularin e aplikimit sipas shtojcës nr. 3, pjesë përbërëse dhe bashkelidhur këtij udhëzimi
2. Deklaratën sipas shtjcës nr 1 të këtij udhëzimi
3. Kopje e njehsuar e origjinalit të diplomës me listën e notave/suplementin e diplomës të studimeve të arsimit të lartë të kryera më parë.
4. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer , i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse).
5. Kopje e njehsuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (për kandidatin që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të Diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikate të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e skollës së meme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP përkatëse si dhe listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi I Shtetit.
6. Fotokopje e kartës së identitetit
7. Dy fotografi me format pasaporte
8. CV
Aplikimi do të kryhet në Fakultetin e Shkencave Sociale, zyra e IT në katin e parë, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Periudha e aplikimit do të jet nga data 05 Tetor 2023 deri në 25 Tetor 2023.
Kalendari i procedurës së shpalljes së fituesve:
Data:
Lista joperfundimtare do të publikohet ne datën: 31 Tetor 2023
Ankimimi në datën: 01 Nëntor 2023
Lista përfundimtare: 2 Nëntor 2023
Regjistrimi i kandidatëve 3 Nëntor deri në datën 10 Nëntor (ditë pune)
Mësimi për programin e studimit te formimit të vazhduar fillon në: 13 Nëntor 2023