Përfundon me sukses Programi i Formimit Pedagogjik-Psikologjik, të lektorëve të rinj të universitetit tonë, i cili zgjati rreth 12 javë. Universiteti i Tiranës ofroi për herë të dytë Programin e Formimit të vazhduar Pedagogjik-Psikologjik për lektorët e rinj.
Ky program për vitin akademik 2023-2024 u ofrua për 47 (dyzet e shtatë) anëtarë të personelit akademik, si për personelin e punësuar rishtas edhe për personelin akademik të kategorisë lektor dhe asistent lektor që është në detyrë, të cilët nuk kanë marrë formim pedagogjik gjatë studimeve apo veprimtarisë së tyre akademike.
Për herë të parë në këtë program morën pjesë pedagogë nga Universiteti i Arteve, si dhe studentë doktorantë të cilët vazhdojnë programet e ciklit të tretë në Universitetin e Tiranës.
Në fjalën e përshëndetjes në këtë aktivitet nga dy zv. Rektorët e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Anila Paparisto dhe Prof. Dr. Gentiana Sharku, dhe Prof. Dr. Arjana Muçaj, u theksua rëndësia, bashkëpunimi dhe përkushtimi i lektorëve të rinj të cilët morën pjesë në këtë trajnim.
Trajnuesit e këtij programi për 12 javë ishin:
Prof. Dr. Arjana Muçaj
Prof. Asoc. Dr. Leticja Gusho
Prof. Asoc. Dr. Valbona Sauku
Prof. Asoc. Dr. Artemisi Dono
Prof. Asoc. Dr. Eralda Zhilla
Prof. Asoc. Dr. Gerda Sula
Prof. Asoc. Dr. Eglantina Dervishi
Ky aktivitet u mbyll me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për secilin anëtar të këtij trajnimi.