Projekti TESI drejt finalizimit të Joint Master on Social Innovation (JM).
Gjatë vizitës studimore në Athinë u punua për organizimin e masterit, tematikat që do të trajtohen, metodologjinë, rastet studimore, workshopet dhe praktikat profesionale në një prej institucioneve partnere.
Disa nga lajmet e rëndësishme për çfarë do të zhvillohet në javët në vijim:
Webinar : Do të organizohen një seri webinarësh online mbi inovacionin social në praktikë. Diskutimi do të mbulojë një gamë të gjërë tematikash, që do të dëshmojnë nga njëra anë kompleksitetin e inovacionit social dhe nga ana tjetër fleksibilitetin që ka brenda problemeve sociale. Bëhuni gati për një listë të detajuar, si dhe informacionin si mund të merrni pjesë!
Ky aktivitet do të ketë pjesëmarrjen e aktorëve të përfshirë në inovacion social, profesionistëve, si dhe pjesëmarrje nga partnerët akademikë të përfshirë në krijimin e masterit, të cilët do të bashkëpunojnë mbi sfidat e inovacionit social, rastet studimore, praktikat dhe politikat.
Thirrja për të aplikuar për summer school do të publikohet shumë shpejt, në:
TESI: https://tesi.adrioninterreg.eu/
Linkedin:https://www.linkedin.com/company/tesi-training-and-education-in-social-innovation/posts/?feedView=all apo në rrjetet sociale të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Universitetit të Tiranës.
Alma Mater Studiorum – Università di Bologna | Hellenic Open University | University of Zagreb/Sveuciliste u Zagrebu | ZRS Koper – Institute for Social Studies | Università Iuav di Venezia | Università di Tirana | AICCON | UniAdrion Association of the Universities of the Adriatic-Ionian region | Interreg ADRION Programme