Qendra e Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Marketing – Turizëm
Në kuadër të projektit BLUEWBC të financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës inauguron“Qendrën e Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Marketing – Turizëm”
Kjo qender me teknologji dhe infrastrukturë moderne ka si qëllim:
- Krijimin e një mjedisi mbështetës për bashkëpunim ndërmjet universitetit, sektorit privat dhe atij publik;
- Përmirësimin e kërkimit shkencor dhe nivelit të mësimdhënies;
- Aplikimin e njohurive teorike në praktikë nga ana e studentëve si dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe inovative të studentëve.
Pjesëmarrës në këtë event ishin:
- Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës;
- Prof. Dr. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
- Z. Arnfinn Oksavik, Përfaqësues i liderit të projektit, Universiteti i Norvegjisë së Shkencave dhe Teknologjisë;
- Dr. Danilo Nikoli, Universiteti i Malit të Zi;
- Z. Alexandros Kosenas, CEO, kompania Neptun pjesë e grupit Balfin.