Qendra e Zhvillimit Profesional në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Pedagogjisë-Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në bashkëpunim me Universitetin e Bergenit, Norvegji, gjatë zbatimit të projektit ERASMUS +, KA171 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Qendra e Zhvillimit Profesional në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Pedagogjisë-Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në bashkëpunim me Universitetin e Bergenit, Norvegji, gjatë zbatimit të projektit ERASMUS +, KA171

1. Qendra e Zhvillimit Profesional në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Pedagogjisë-Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në bashkëpunim me Universitetin e Bergenit, Norvegji, gjatë zbatimit të projektit ERASMUS +, KA171, në periudhën nga data 21 deri në 26 Prill, 2024, realizoi me Prof. Dr. Nora Wiium dhe Prof. Assoc. Dr Marina Hirnstein pranë ambjenteve të Fakultetit të Shkencave Sociale disa ëorkshope me studentë të ciklit të dytë dhe të tretë (doktoraturë), si dhe me lektorë të rinj lidhur me metodologjinë e kërkimit shkencor dhe etikën e kërkimit sipas tematikave:

 

1- Cultural exchange.

2- Positive Youth Development

3- Research Method in Positive Youth Development 

4- Issues ëithin Research on Positive Youth Developmental

5- Ethical issues in Research.

Aktivitet e sipërcituara të mbajtura nga lektorët e sipërcituar, u realizuan nën praninë e një audience të përzgjedhur kryesisht të përbërë nga doktorantë dhe lëktorë të rinj në Universitetin e Tiranës të cilët kishin një interes të veçantë:

– Për sa i përket temave që do të prezantoheshin e po ashtu duke ndarë eksperiencat e përbashkëta për të rritur maksimalisht cilësinë e mësimdhënies në të ardhmen por edhe për të maksimalizuar efekasitetin e performancës së tyre akademike dhe profesionale. 

– Ndihma dhe kontributi i trajnuesve të ardhur nga University of Bergen Norëay është trajtimi mbi nevojën për udhëheqjen e duhur për të krijuar modelin e duhur të kërkimit shkencor dhe për rritur besimin dhe efektivitetin e gjithesecilit si kërkues, përmes aftësive të thjeshta por të fuqishme për të komunikuar, vërtetuar dhe zhvilluar besimin përreth.