1. Qendra e Zhvillimit Profesional në UT, organizoi më datë 13 Dhjetor 2023 ora 10.00, në ambjentet e Rektoratit të UT-së, trajnimin, me në fokus studentët, me temë “Këshillimi i Karrierës”, i cili u mbajt nga Prof. Asoc. Dr. Eralda Zhilla e angazhuar si personel akademik pranë Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.
Gjatë trajnimit fokusi u vendos në arsyet se pse është i rëndësishëm për studentët trajnimi mbi karrierën.
Në këtë kuadër:
– Të rinjtë kanë nevojë të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se janë të lirë të marrin vendime të pavarura lidhur me arsimimin dhe punësimin e tyre.
– Të rinjtë duhet të kuptojnë se zgjedhjet, pavarësisht se të kufizuara, janë të hapura për çdo anëtar të shoqërisë pavarësisht nga seksi, etnia, gjeografia, shtresa sociale.
– Të rinjtë e sotëm janë oferta potenciale për tregun e punës në 40 vitet e ardhshme, të cilat sigurisht që nuk do të jenë si sot.
– Të rinjtë janë pjesa më e madhe e popullatës, në Shqipëri të rinjtë nga 0-14 vjec përbëjnë 23.1% te Popullsisë.
– Duke qënë se vendi ynë, po shkon drejt një shoqërie demokratike dhe përfshirja sociale është një nga objektivat madhore të saj.