Raundi i tretë i regjistrimeve: Mundësi e rëndësishme për maturantët të zgjedhin çdo program studimi

Raundi i tretë i regjistrimeve: Mundësi e rëndësishme për maturantët të zgjedhin çdo program studimi në të cilin ka kuota të lira.

Raundi i tretë i regjistrimeve: Mundësi e rëndësishme për maturantët të zgjedhin çdo program studimi në të cilin ka kuota të lira.

Raundi i tretë i regjistrimit është po ashtu shumë i rëndësishëm, pasi maturantët pavarësisht aplikimeve të tyre ose përzgjedhjeve fillestare në raundet e mëparshme, mund të njihen me të gjithë kuotat e paplotësuara në programet e ndryshme të studimit dhe të zgjedhin programin që përmbush më mirë interesat e tyre akademike dhe profesionale.

Regjistrimet do të kryhen fizikisht pranë sekretarive mësimore të fakulteteve duke dorëzuar dokumentacionin përkatës nga data 10 deri më 25 tetor 2024. Maturantët ftohen të përfitojnë nga kjo mundësi për të zgjedhur ndër programet me kuota të paplotësuara në UT, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë fushash studimi.

Ky raund është vendimtar për ata që ende nuk kanë gjetur një vend në programin e tyre të dëshiruar, por gjithashtu është një mundësi e fundit për t’u regjistruar në programet ku ka ende vende të lira.

UT fton maturantët që të marrin vendimin e duhur për të përmbushur ambiciet e tyre akademike.