Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, zhvilloi një takim me Sh.T.Z. Zhou Ding, Ambasador i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë.
Gjatë takimit Rektori dhe Ambasadori vlerësuan punën e deritanishme të Institutit Konfuci-UT në mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze në Shqipëri.
Gjatë diskutimit palët shprehën interesin për të zgjeruar bashkëpunimin midis Universitetit të Tiranës dhe universiteteve kineze edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët si dhe angazhimin në projekte të përbashkëta kërkimore.