Shërbimi Psikologjik në Universitetin e Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shërbimi Psikologjik në Universitetin e Tiranës

Shërbimi Psikologjik në Universitetin e Tiranës

Shërbimi Psikologjik është një hapësirë e besueshme, konfidenciale dhe mbështetëse, ku studentët dhe stafi mund të marrin ndihmën profesionale të nevojshme për përballimin e sfidave emocionale, psikologjike dhe sociale gjatë jetës universitare.

1. Misioni i Shërbimit Psikologjik në Universitetin e Tiranës

Misioni i shërbimit psikologjik në UT është të ofrojë mbështetje profesionale për të ndihmuar studentët, stafin akademik dhe administrativ në përballimin e sfidave psikologjike, emocionale dhe sociale që mund të ndikojnë në jetën e tyre akademike dhe personale. Ky shërbim synon të.

  • Forcojë mirëqenien mendore të studentëve gjatë gjithë ciklit të studimeve.
  • Promovojë zhvillimin personal, emocional dhe social të individit.
  • Sigurojë një ambient të shëndetshëm psikologjik për të gjithë komunitetin universitar.
  • Ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e vështirësive psikologjike që mund të ndikojnë në përformancën akademike dhe jetën personale.

Shërbimi bazohet në parime profesionale, etike dhe konfidencialiteti të plotë.

2. Roli i Psikologut në UT

Psikologu ka një rol shumëdimensional që përfshin:

  • Mbështetje emocionale dhe psikologjike: për studentët që hasin vështirësi të natyrës emocionale, sociale ose akademike.
  • Përmirësimin e përformancës akademike: përmes ndihmës në menaxhimin e stresit, ankthit të provimeve, mungesës së motivimit dhe vështirësive në përqendrim.
  • Zhvillimin personal: përmes ndërhyrjeve që ndihmojnë studentët të rrisin vetëvlerësimin, aftësitë e komunikimit dhe të marrin vendime më të vetëdijshme.
  • Parandalim dhe ndërhyrje në kohë: për identifikimin dhe menaxhimin e hershëm të shqetësimeve psikologjike si depresioni, ankthi, sjelljet e rrezikshme, mendimet vetëdëmtuese.
  • Përfshirjen në edukimin për shëndetin mendor: përmes fushatave ndërgjegjësuese, seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme që synojnë promovimin e mirëqenies psikologjike në kampus.
  • Ndërmjetësimin në konfliktet ndërpersonale: mes studentëve, ose mes studentëve dhe stafit akademik.

3. Funksionet Kryesore të Shërbimit Psikologjik

a) Këshillimi Individual

  • Zhvillohet përmes seancave një për një me psikologun.
  • Trajton çështje si: ankthi, depresioni, vështirësitë në adaptim, vetëbesimi, stresi i provimeve, problematika familjare ose marrëdhëniet ndërpersonale.

b) Këshillimi në Grup

  • Organizohen sesione për studentët që ndajnë problematika të përbashkëta (si menaxhimi i stresit, ndërtimi i vetëvlerësimit, trajnime për komunikim efektiv etj.).
  • Lehtëson ndjenjën e izolimit dhe inkurajon mbështetjen reciproke.

c) Përgjigje në raste krize

  • Reagim i shpejtë për studentët që ndodhen në gjendje të rënduar emocionale, si kriza, humbje personale, traumë apo ngjarje të papritura stresuese.
  • Koordinim me strukturat e tjera për menaxhim të situatave të ndërlikuara.

d) Vlerësimi Psikologjik

  • Për të kuptuar më mirë nevojat e studentit dhe për të sugjeruar ndërhyrjen e duhur.
  • Përdoren mjete të standardizuara për vlerësim të ankthit, depresionit, personalitetit apo funksionimit njohës.

e) Fushata dhe Edukim Psiko-Social

  • Seminare, trajnime, ditë informimi për shëndetin mendor.
  • Të drejtuara drejt të gjithë komunitetit universitar për të reduktuar stigmat dhe për të nxitur kërkimin e ndihmës profesionale.

f) Bashkëpunimi ndërdisiplinor

  • Psikologu bashkëpunon me pedagogë, administratë, mjekë, punonjës socialë dhe familjarë për të ofruar një mbështetje sa më gjithëpërfshirëse për studentët.

4. Dobia e Shërbimit Psikologjik në Universitet

  • Përmirësim të rezultateve akademike: Studentët që marrin mbështetje psikologjike janë më të përqendruar, më të motivuar dhe më të qëndrueshëm emocionalisht.
  • Zhvillim personal dhe social: Nxit pjekurinë emocionale, aftësinë për të përballuar presionin dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme.
  • Parandalim i sjelljeve të rrezikshme: Ul rrezikun për sjellje vetëdëmtuese, përdorim substancash apo izolim social.
  • Reduktim i stresit dhe ankthit: Përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe trajnimeve që ndihmojnë në menaxhimin e emocioneve.
  • Krijimi i një kulture universitare të shëndetshme: Shërbimi nxit ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor dhe përqafimin e ndihmës profesionale pa paragjykim.

Zyrat e Shërbimit Psikologjik në Universitetin e Tiranës

Zyrat e Shërbimit Psikologjik janë aktive dhe funksionale në të gjitha Njësitë Kryesore të UT-së. Më konkretisht: