Shqipëri-Rumani, bashkëpunim universitar dhe në studimet për antikomunizëm - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shqipëri-Rumani, bashkëpunim universitar dhe në studimet për antikomunizëm

Shqipëri-Rumani, bashkëpunim universitar dhe në studimet për antikomunizëm

 

Në vijim të takimit të zhvilluar më datë 04 Nëntor 2024, me delegacionin rumun nga Universiteti “Petre Andrei” i Iasi-t, Institutit të Historisë “Nicolae Iorga” dhe Institutit për Investigimin e Krimeve të Komunizmit, ku u diskutua vendosja e bashkëpunimit, ndër të tjera u dakordësua nënshkrimi i marrëveshjes së përgjithshme të bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës.

Delegacioni rumun, në të cilin morën pjesë Rektori i Universitetit “Petre Andrei” të Iasi-t, Drejtori i Institutit të Historisë “Nicolae Iorga” dhe Drejtori i Institutit për Investigimin e Krimeve të Komunizmit, u mblodhën ditën e sotme në Rektoratin e UT-së për të nënshkruar marrëveshjet.

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është kryerja e kërkimeve shkencore të ndërsjella, shkëmbimi i stafit akademik, studentëve dhe programeve arsimore duke përfshirë shkëmbimin e përvojës në drejtim të edukimit të studentëve dhe stafit.

Më konkretisht, si më poshtë fushat e dakordësuara:

1. Shkëmbimi i studiuesve dhe shkencëtarëve për të kryer kërkime me interes të përbashkët.

2. Shkëmbimi i profesorëve për leksione dhe vizita afatshkurtra.

3. Ftesa për studiuesit për pjesëmarrje në konferenca, simpoziume dhe udhëzime.

4. Shkëmbim informacioni, materialesh akademike dhe publikimesh në fusha me interes të përbashkët.

5. Lehtësimi i lëvizshmërisë së studentëve nëpërmjet shkëmbimeve dhe vizitave, ndërmjet dy universiteteve.

6. Krijimi i programeve të përbashkëta të diplomës.